Sport

Minchev i kënaqur me paraqitjen

Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ponte Prizrenit.

Trepça fitoi me rezultatin e thellë, 89:61, të dielën mbrëma në “Minatori”.

“Kemi nisur shumë fuqishëm në mbrojtje dhe kishim ditë të mirë në sulm”, ka thënë Minchev. Ai ka bërë ndryshime të shumta dhe ka paralajmëruar se kështu do të jetë gjithë edicionin. “Nëse luajmë në këtë mënyrë, duhet të bëjmë ndryshime të shumta. Kemi shumë lojtarë dhe vazhdimisht do të bëjmë rotacion. Për të luajtur në këtë mënyrë na duhen shumë lojtarë dhe ne kemi shumë lojtarë”, ka shtuar trajneri bullgar.