Sport

F1, Verstappen marshon sigurt drejt titullit të dytë

Max Verstappen me skuderinë e Red Bullit ka shënuar një tjetër fitore në Formula 1 të dielën.

Madje Verstappen mposhti Charles Leclercun e Ferrarit në shtëpinë e vet, në Grand Prix të Italisë.

Me këtë fitore, Verstappen po vazhdon sigurt drejt titullit të dytë në Formula 1.

Holandezi mposhti Leclercun pasi skuderia italiane provoi një strategji me dy ndalje, duke e lëshuar kryesimin në garë për kampionin në fuqi të Formula 1.

Verstappen e arriti fitoren e 11-të të sezonit.

Ky triumf bën që ai të krijojë diferencë prej 116 pikëve me Leclercun.

Kjo do të thotë se Verstappen mund të bëhet kampion që në garën e ardhshme në Singapor.

George Russell i Mercedesit e kompletoi podiumin me vendin e tretë. Ai përfundoi para Carlos Sainzit dhe Lewis Hamiltonit.