Sport

Dy asistime të Jasharit në fitoren e Luzernit

Descriptive Text

Ardon Jashari ka kontribuar me dy asistime në fitoren e thellë të Luzernit. Të shtunën mbrëma, Luzerni fitoi 6:0 në udhëtim ndaj Winterthurit në Superligën e Zvicrës. Jashari ka asistuar në dy prej golave.

Jashari luajti në qendër të mesfushës së Luzernit dhe ishte kapiten. Ismajl Beka luajti prej minutës së 73-të për Luzernin.

Te Winterthuri startuan Granit Lekaj, Hekuran Kryeziue e Florian Kamberi.

Luajti edhe Samir Ramizi, prej fillimit të pjesës së dytë, ndërsa në stol qëndruan Eris Abedini, Jozef Pukaj.

Luzerni ka tri fitore deri më tani, ndërsa i ka luajtur shtatë ndeshje. Winterthuri mbetet me dy pikë në fundin e tabelës.

Në kategorinë e dytë të Zvicrës, Alban Ajdini shënoi dy gola në barazimin 2:2 të Lausannes me Thunin. Mërgim Qarri asistoi në njërin prej golave të Ajdinit.