Sport

Konfirmohet trajneri që harxhoi 1 miliard euro për lojtarë

Pep Guardiola mund të konsiderohet një ndër trajnerët më të mirë që bota e futbollit ka njohur, por njihet edhe për shpenzimet e mëdha për transferimin e futbollistëve.

Fitimi i tre titujve të La Ligas dhe dy të Ligës së Kampionëve me Barcelonën e tre titujve të Bundesligës me Bayernin erdhën me një kosto jashtëzakonisht të madhe, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Tash nëse Manchester City transferon sulmuesin Kylian Mbappe, atëherë harxhimet e Guardiolës do ta kalojnë shumën prej një miliardë eurosh. Aktualisht, është pak milion nën 1 miliard.

Kjo shifër e jashtëzakonshme u arrit brenda nëntë edicioneve si kryetrajner në tri skuadra, pra si i Barcelonës, Bayernit dhe tash Cityt.

Blerjet e Guardiolës filluan kur firmosi me Barcelonën në verën e vitit 2008. Ai shpenzoi 90 milionë euro në afatin e parë, duke transferuar ndër të tjerë Gerard Piquen (5 milionë euro) e Seydou Keitan (12 milionë) dhe disa jo fort të qëlluara si Martin Caceres (14 mln) e Henrique (6.7 mln)...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.