Sport

Çekia merr biletën e fundit për në Berlin

Descriptive Text

Me fitoren e së enjtes ndaj Izraelit, Çekia e ka siguruar biletën e fundit për në Berlin, ku zhvillohet faza nokaut e Eurobasketit.

Çekia fitoi me rezultat 88:77 dhe përfundon e katërta në grupin D. Ka bilanc prej dy fitore e tri humbje. Dy fitore e tri humbje i ka edhe Izraeli, që megjithatë mbetet i pesti dhe eliminohet. Pos Izraelit është eliminuar edhe Holanda, që i ka humbur pesë ndeshjet. Kur përfaqësueset kanë pikë të barabarta, vendos bilanci i ndërsjellë.

Prej grupit D në një të tetën e finales janë kualifikuar Serbia, Finlanda, Polonia dhe Çekia.

Vojtech Hruban ishte më i miri te Çekia me 25 pikë. Tomer Ginat i kishte 15 pikë tek Izraeli.