Sport

Shifrat e frikshme të Bayernit

Descriptive Text

UEFA ka prezantuar disa shifrat të Bayernit pas fitores 2:0 nda Interit.

Bayerni ka fituar ndeshjen hapëse në 19 kampanjat e fundit në Ligën e Kampionëve. Humbjen e fundit në ndeshjen hapëse e kishte pësuar nga Deportivo La Coruna në shtator të vitit 2002, me rezultatin 3:2. Në këto 19 ndeshje, Bayerni 17 herë nuk ka pësuar gol.

Bayerni është i pamposhtur në 29 ndeshjet e fundit në fazën grupore të Championsit. Ka 26 fitore e tri barazime. Ka fituar të gjitha tetë ndeshjet e fundit në grup.

Bayerni ka 13 fitore e dy barazime në 15 ndeshjet e fundit në Champions, si mysafir, në fazën grupore.

Bayerni ka shënuar gol në 29 ndeshjet e fundit në fazën grupore të Championsit.