Sport

Lenjani prezantohet te Sioni

Descriptive Text

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është bërë me skuadër të re.

Sion ka njoftuar zyrtarisht se Ermir Lenjani është blerja e re e klubit.

Në faqen zyrtare të skuadrës zvicerane u lajmërua se Lenjani ka firmosur një kontratë tre-vjeçare, transmeton kp.

Lenjani do t’i bashkohet Paolo Tramezzanit, ish-ndihmësit të Gianni de Biasit te Shqipëria.

Madje italiani ka insistuar për ta transferuar futbollistin nga Rennes, te skuadër e cila nuk kishte më hapësira.