Sport

Greenberg ende s'e ka ekipin gati, FBK-ja kërkon mbështetje

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, ka parë lëvizje pozitive te lojtarët gjatë pesë ndeshjeve kontrolluese që i zhvilluan në Austri, Sllovaki e Shqipëri. Por, trajneri amerikan ende nuk e sheh përfaqësuesen e Kosovës gati për ndeshjen e parë parakualifikuese për kampionatin botëror "Kina 2019", shkruan sot Koha Ditore.

Kosovës i kanë mbetur edhe shtatë ditë para se të zhvillojë ndeshjen e parë, më 2 gusht kundër Maqedonisë në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Greenberg, të mërkurën, për gazetën Koha Ditore ka theksuar se lojtarët e dinë që u duhet ende të përmirësohen.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.