Sport

Kadrii vazhdon me gola në elitën daneze

Descriptive Text

Bashkim Kadrii ka vazhduar me gola në elitën e futbollit të Danimarkës. Kadrii shënoi golin e vetëm në humbjen e Odenses nga Viborgu 2:1.

Kadrii shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të, por ekipi tij pësoi dy gola në pjesë ne dytë të ndeshjes që u luajt të dielën në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Danimarkës.

Për sulmuesin Kadrii është goli i katërt në tetë ndeshje të luajtura.

30-vjeçari luajti deri në minutën e 86-të, derisa Agron Muçolli u aktivizua në minutë ne 81-të.