Sport

Beqë Kovaqi, pejani që zgjodhi Shqipërinë para Kosovës

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll në të kaluarën është mbështetur në lojtarët nga Kosova, duke i ftuar këta të fundit të luajnë për Shqipërinë në kualifikimet për Eurobasket e Botërore pasi Federata e Basketbollit të Kosovës nuk ishte e pranuar në FIBA.

Por edhe pas pranimit të Kosovës si anëtare e FIBA-s, Shqipëria ka vazhduar të ftojë basketbollistë nga Kosova për të djersitur fanellën e Shqipërisë.

Së fundi, basketbollisti nga Kosova Beqë Kovaqi, i është bashkuar Shqipërisë, për të ndihmuar këta të fundit, në ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

Basketbollisti pejan për Sportin në KTV, tregon arsyen pse vendosi t’i bashkohet Shqipërisë, edhe pse ishte i ftuar nga Kosova.

Por basketbollistit pejan, nuk është se i ka mbetur “hatri”. Ai thotë se po ndjehet mjaft mirë te Shqipëria.

Kovaqi debutoi për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Kosovës, duke përjetuar emocione të veçanta në këtë takim.

Por Kovaqi nuk është i vetmi nga Kosova, që i është bashkuar Shqipërisë.

Tash e një vit me ekipin kombëtar është bashkuar edhe trajneri kosovar Albert Sylejmani.

Përveç Sylejmanit, trajneri i Shqipërisë është ish-trajneri i Sigal Prishtinës Antonis Constantindes. Kombëtarja ka natyralizuar amerikanin Mike Moser, i cili ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, ndërsa në Kosovë deri vitin e fundit kanë luajtur edhe Gerti Shima e Endrit Hysenagolli.