Sport

Casemiro: Kemi BBC, nuk na duhet Mbappe

Raportohet se Real Madridi është shumë pranë transferimit të talentit francez.

Kylian Mbappe pritet të veshë fanellën e Realit, pasi që klubi madrilen është i gatshëm t’i paguajë Monacos 180 milionë euro për të.

Ndonëse e vlerëson lartë 19-vjeçarin, mesfushori i Realit, Casemiro mendon se skuadra ka një sulm shumë të fortë dhe nuk i duhet askush tjetër.

“Të gjithë e dimë se ai është një lojtar fantastik”, ka thënë braziliani.

“Megjithatë ne kemi BBC (Bale, Benzema dhe Ronaldo), të cilët janë më të mirët në botë”, ka theksuar Casemiro, duke bërë me dije se preferon të luajë me treshen aktuale të sulmit, transmeton kp.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime të reja për transferimin e Mbappes nga Monaco.