Sport

Xhudisti Selim Berisha eliminohet në luftën e parë

Xhudo nuk e ka nisur mirë Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.

Garuesi, Selim Berisha, doli i pari në tatami në ditën e tretë të garave, bën të ditur KOK-u përmes një komunikate për media.

“Ai pavarësisht angazhimit u mposht në luftën e parë nga britaniku Archie Platt, në kategorinë deri në 66 kilogram. Në dy ditët e ardhshme do të garojnë edhe tre xhudistët tjerë, Arbër Kullashi, Laura Fazliu dhe Shpati Zekaj. Kullashi e Fazliu garojnë të enjten në kategoritë deri 73 kilogram respektivisht 63 kilogram”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Garat për xhudistët kosovarë mbyllen të premten me Shpat Zekajn në kategorinë deri në 90 kilogram.