Sport

Bellerini mes Betisit e Barcelonës

Hector Bellerin ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi është mes Real Betisit dhe Barcelonës, raporton “Diario Sport” të shtunën.

Si Betisi, ashtu edhe Barcelona po insistojnë në transferimin e tij dhe mbrojtësi i krahut po shqyrton ofertat për të vendosur për opsionin më të mirë të mundshëm.

Ai sezonin e shkuar ishte i huazuar te Betisi, ndërsa ka kontratë me Arsenalin deri në vitin e ardhshëm.

Te Arsenali janë të gatshëm t’ia shkëpusin kontratën 27-vjeçarit, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit nga Londra.