Sport

Te Slavia nuk e llogarisin shumë Sivassporin dhe Ballkanin

Descriptive Text

Te Slavia e Pragës nuk janë shumë të kënaqur me grupin në të cilin do të garojnë në Ligën e Konferencës. Slavia është në grupin G së bashku me Clujin rumun, Sivassporin turk dhe kampionin e Kosovës, Ballkanin.

Slavia ishte në vazon e parë dhe është favorite e grupit. Slavia edicionin e kaluar ishte e dyta në elitën çeke.

“Na vjen keq që nuk ka ndonjë ekip interesant për tifozët, ndonjë me emër të madh”, ka thënë trajneri i Slavias, Jindrich Trpishovsky. Mesfushori Lukash Masopust ka thënë se kanë shpresuar që në grup të kenë ekipe më të forta se Sivasspori dhe Ballkani. “Qartë se kemi dashur që të jetë grup më ‘kolorit’. Por shorti është ky që është. Do të luftojmë dhe duam të avancojmë”, ka theksuar Masopust. Futbollisti David Doudera ka thënë se pasi të avancojnë prej grupit mund të kenë kundërshtarë më atraktiv.