Sport

Gjyqtari ndërpreu tetë sekonda para kohe raundin në të cilin u rrëzua Marku

Florian Marku ka shënuar fitore të vështirë të enjten mbrëma, në Tiranë, ndaj meksikanit Miguel Parra.

Madje meksikani e rrëzoi Markun në raundin e tetë. Por për çudi, atë raund gjyqtari në ring e përfundoi tetë sekonda para kohës, shkruan gazeta "SportEkspres".

Apo ndoshta koha e paraqitur në ekran nuk ishte në koordinim me kohën në arenë.

Ishte kohë kur Marku kishte telashe për të qëndruar në këmbë.