Ballkani do të jetë në vazon e fundit për shortin e fazës grupore të Ligës së Konferencës. Për shkak të koeficientit të ulët, përkatësisht mungesës së përvojës në gara evropiane, Ballkani është i fundit në vazon e fundit.
Në Ligën e Konferencës ka ekipe me nam nga Evropa që mund të vizitojnë “Fadil Vokrrin” në dy muajt e ardhshëm.
Në vazon e parë janë ekipe si Villarreali, Baseli, Slavia Praga, AZ Alkmaari, Genti, Istanbul Bashakshehiri e ndoshta edhe West Hami.
Në vazon e dytë janë Fiorentina e Koelni, ndër të tjera. Ndërkohë në vazon e tretë janë edhe Anderlechti e Austria Vjena.
Prej secilës prej tri vazove të para, Ballkani do ta ketë nga një kundërshtar. Shorti është nesër nga ora 14:30.
Në fazën grupore paraqiten 32 skuadra.
Ky është edicioni i dytë i Ligës së Konferencës, nivelit të tretë të Kupave Evropiane. Edicionin e parë e ka fituar Roma. Ajo në finale e luajtur në Tiranë e mposhti Feyenoordin me shifrat 1:0.
-
26 gusht 2022 01:26
-
Shpërndaje në: