Sport

Belotti një hap larg Romës

Andrea Belotti, është shumë afër transferimit te Roma.

Në fakt, një gjë e tillë është paralajmëruar që disa javë, por që për shkaqe të ndryshe nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Thuhet se Roma do ta huazojë Felix Afena-Gyanin te Cremonese, për t’ia bërë një vend në skuadër Belottit.

Sulmuesi italian do të kalojë te klubi romak si lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Torinon. Ai ka pasur edhe shumë oferta të tjera, por dëshiron që të kalojë te Roma.