Sport

KOK-u sheh shpresë në humbjet e thella të tenistëve

Tenistja më e mirë e dy vjetëve të fundit në Kosovë, Blerta Ukëhaxhaj, nuk arriti të kalojë rrethin e parë të garave të tenisit në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Humbi të martën nga Olivia Malm e Suedisë bindshëm 2:0 në sete, (6:1 e 6:0). Me gjithë këtë, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e sheh shpresë të madhe të tenisit kosovar, Ukëhaxhajn, shkruan Koha Ditore.

"Përvoja në përballje të tilla bëri që ajo të humbiste me rezultat të thellë, por Blearta jep shpresë se me punë mund të arrijë suksese edhe në garat ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e KOK-ut.

E një ditë më herët, të hënën në rrethin e parë u eliminua me të njëjtin rezultat si Ukëhaxhaj edhe tenisti Dielli Mehmedi. Ai u eliminua nga irlandezi, Connor Gannell, me 6:1 e 6:0 në sete.

Shpresa për paraqitje sa më të mira në garat e ardhshme ka edhe vetë Ukëhaxhaj. Ajo theksoi se edhe fryma e fortë ndikoi që t'i humbë disa pikë vendimtare...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.