Sport

Munishi kritikon gjyqtarët për vonesa në VAR

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka theksuar pas ndeshjes se barazimi në udhëtim te Ferizaj ishte epilog real.

Megjithatë, Munishi kritikoi gjyqtarët për vonesën e lojës në pjesën e parë.

Gjyqtari Erdall Zasella sinjalizoi në penallti fillimisht, ndërsa për ta konfirmuar një gjë të tillë, u desh ndihma e VAR-it.

Penalltia nuk u dha, por vonesa deri në sinjalizimin final ishte 15 minuta.

“Ishte ndeshje e vështirë, Ferizaj bëri ndeshje të mirë. Epilogu real ishte barazimi, por, ndikoi pauza në pjesën e parë se a ishte apo nuk ishte penallti. Të gjithë duhet të kenë kujdes me këto gjëra. Gjyqtari jep penallti, VAR-i nuk punon, pastaj e anulon. Gjyqtarët duhet ta shohin VAR-in një minutë apo dy. Pastaj në 20 minutat e fundit të ndeshjes kishte problem me dukshmëri. Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin e lojtarëve. Jemi ekip i mirë”, tha Munishi pas ndeshjes.