Sport

Ndërpritet ndeshja Ferizaj – Prishtina

Ka më shumë se dhjetë minuta që është ndërprerë ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës.

Gjyqtari kryesor, Erdall Zasella, nuk ka qenë i sigurt nëse Endrit Krasniqi është ndalë në mënyrë të palejueshme nga Bujar Shabani i Ferizajt.

Atij i është dashur të konsultohet me sistemin VAR.

Por, ai po vazhdon të qëndrojë para monitorit, i cili si duket ka probleme dhe nuk po mund ta shohë rastin diskutabil.

Futbollistët po vazhdojnë të presin në fushë.