Sport

Mourinho kërkon edhe dy transfere

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se dëshiron të transferojë edhe dy futbollistë në skuadër.

Klubi nga Manchesteri ka transferuar deri tash Victor Lindelofin dhe Romelu Lukakun për më shumë se 100 milionë euro së bashku, ndërsa ka kërkuar edhe shërbimet e Nemanja Matiqit, Eric Dierit dhe Ivan Perishiqit.

“Nuk e di. Sinqerisht, jo. Ed Woodward i kontrollon transferimet. Ai mori Lindelofin dhe Lukakun, ai e di se i dua edhe dy futbollistë, por po ashtu e din se e kam balansin. E kuptoj situatën, e kuptoj tregun dhe nëse klubi im nuk është në gjendje të transferojë edhe dy futbollistë, apo vetëm edhe një, do ta pranoj së pasojë nga tregu”, ka thënë ai në një konferencë për media.