Sport

Atalanta transferon Soppyn

Descriptive Text

Atalanta e ka konfirmuar transferimin e Brandon Soppyt nga Udinese.

20-vjeçari është transferuar për nëntë milionë euro, plus një milionë euro të tjera bonuse.

“Atalanta me kënaqësi ju njofton për transferimin e futbollistit Brandon Soppy nga Udinese përfundimisht. Ai luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe ka shpejtësi, është eksploziv dhe ka teknikë. Falë aftësive që posedon, ai është në gjendje ta mbulojë gjithë krahun e djathtë”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Atalantas të premten.

Në sezonin e kaluar, Soppy luajti në 30 ndeshje në të gjitha garat.