Sport

Prishtina zyrtarizon transferimin e Kushtrim Gashit

Klubi futbollistik Prishtina e ka zyrtarizuar transferimin e Kushtrim Gashit.

Gashi te klubi kryeqytetas vjen nga skuadra e kampionit të Kosovës, Ballkanit, dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, bën të ditur të premten klubi “bardhekaltër”.

“29-vjeçari i bashkohet FC Prishtinës pas tre viteve shumë të suksesshme te skuadra e Ballkanit ku e ka fituar titullin e kampionit edicionin e kaluar”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Gashi karrierë ka bërë edhe te Besa e Pejës, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Istogu.

KOHA pati raportuar tri ditë më parë për marrëveshjen e Gashit me klubin bardhekaltër.