Sport

Frashëri tregon pse po mungon ndaj Klaksvikut

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, po mungon sonte në ndeshjen që ekipi nga Suhareka po e luan ndaj Klaksvikut në Ishujt Farore.

Ky është dueli i kthimit i rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Frashëri ka thënë për KOHËN se arsyeja e mungesës ka të bëjë me gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe se nuk ka asgjë tjetër.

“Ka katër ditë që nuk kam stërvitur me ekipin dhe nuk kam mundur të jem me grupin në ndeshjen e sotme pasi kam qenë jo mirë me shëndetin. Nuk ka asgjë tjetër. Jam duke e parë ndeshjen në televizor”, u shpreh Frashëri. Stivi Frashëri ka qenë titullar i padiskutueshëm te Ballkanit, por në tri ndeshjet e fundit vendin e tij e ka zënë Damir Lulanoviq. Pas pjesës së parë rezultati është 0:0.