Sport

Sezoni i ri i futbollit kosovar nis me derbi të rivalëve të vjetër

Descriptive Text

Është tërhequr shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Sezoni i ri i garave, i cili nis më 19 gusht, e që pritet të jetë kampionati më i “nxehtë”, do të nisë me derbin e madh mes dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Dritës.

Ndërkaq, kampionia e Kosovës, Trepça ’89 edicionin e ri do ta nisë kundër të rikthyerit në elitë, Flamurtarit, shkruan Ksp.

Vëllaznimi, një tjetër skuadër e rikthyer në mesin e ekipeve elitare në javën e parë do të ndeshet me Lirinë, kurse, Feronikeli në shtëpinë e tyre do të ballafaqohet me Vllazninë e Pozharanit, e cila për herë të parë është pjesë e Superligës.

Këto janë çiftet e javës së parë:

Gjilani – Besa

Feronikeli – Vllaznia e Pozheranit

Llapi – Drenica

Vëllaznimi – Liria

Trepça ’89 – Flamurtari

Prishtina – Drita