Sport

Roma nis bisedimet me Lindelofin

Roma është në bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Victor Lindelof, raportojnë mediat italiane të mërkurën.

Klubi italian po kërkon një qendërmbrojtës të ri për partner me Chris Smallingun, ose për të zëvendësuar anglezin i cili mund të rikthehet në Premier League Eric Bailly mbetet zgjedhja e parë për trajnerin Jose Mourinho, kurse Londelfo shihet si alternativë e mirë.

Kontrata e Lindelofit me Manchester Unitedin skadon në qershor të vitit 2024.

Çmimi që mund të kërkojë Unitedi besohet se është rreth 18 milionë euro, por Roma dëshiron ta huazojë lojtarin me opsion të blerjes në fund të sezonit.

Për 28-vjeçarin klubi anglez kishte paguar 35 milionë euro te Benfica në vitin 2017.