Sport

Befasia e këndshme e Shaqirit për tifozin me kancer

Descriptive Text

Rick Thompson dëshironte të shihte dikë të cilin e pëlqente shumë në aspektin sportiv. Xherdan Shaqiri ishte lojtari i tij i preferuar, të cilin ai donte ta shihte nga tribunat e stadiumit. Megjithatë, ai u sëmur me kancer, ndërsa Shaqiri, nga një video e publikuar të mërkurën, shihet se ka bërë një befasi të këndshme për të.

Thompson e përcjellë vazhdimisht Shaqirin që nga Kupa e Botës 2018, madje e mban mend edhe golin të cilin ia shënoi Serbisë në minutën e 90-të.

“Fuqia e tij është e jashtëzakonshme dhe askush tjetër nuk i ekzekuton më mirë se ai goditjet nga këndi”, thotë amerikani entuziast.

Fëmijët e tij ranë në kontakt me Shaqirin, i cili nuk ka hezituar që t’i dërgoj dhuratë atij, e nëpërmjet një videomesazhi, t’i urojë shëndet.

“Tung Rick, unë jam Shaqiri. Kam dëshuar se je tifoz i flaktë. Dua të falënderoj për përkrahjen tënde përgjatë karrierës sime. Për fat të keq, ju nuk mund të vini për t’i parë ndeshjet. Kam një dhuratë për ty, një fanellë. Shpresoj që do të të takoj një ditë. Të dëshiroj më të mirat. Kthehu edhe më i fortë”, ka thënë Shaqiri në mesazhin e tij.

Rick është prekur shumë nga këto dhurata dhe i janë mbushur sytë me lot.

“Ju nuk e dini se sa shumë do të thotë kjo për mua. Faleminderit!”, ka thënë ai.