Sport

Chelsea po e shqyrton transferimin e Aubameyangut

Chelsea është i interesuar për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyangut nga Barcelona.

Kështu, ka njoftuar të mërkurën eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.

Thomas Tuchel ka punuar më herët me sulmuesin nga Gaboni, sa ishin pjesë e Dortmundit në Gjermani.

Aubameyangu ka konkurrencë të madhe në fazën e sulmit, pasi në atë pozitë, Barcelona i ka edhe Robert Lewandowskin dhe Memphis Depayn. Për Depayn është interesuar gjiganti italian Juventusi.

Aubameyangu, që ka shënuar 30 gola në 73 ndeshje me fanellën e Gabonit, iu bashkua Barcelonës në muajin janar.

Me skuadrën nga Katalonja shënoi 20 gola në 38 paraqitje.