Sport

Futbollistët e Cityt duan largimin e Nasrit nga klubi

Samir Nasri është bërë virtualisht i dëbuar nga Manchester City, ku disa lojtarë habiten pse ai gjendet në Amerikë me ta.

Skuadra e Manchester Cityt është duke kërkuar blerës për Nasrin, i cili po hetohet nga UEFA për doping për kohën sa ishte i huazuar te Sevilla stinorin e kaluar.

30-vjeçari është bashkuar befasisht me skuadrën angleze në turneun që po zhvillohet në SHBA, madje duke u inkuadruar në pjesën e dytë kundër rivalit të qytetit, Manchester United, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Por prania e tij ka shqetësuar disa bashkëlojtarë. Një burim brenda klubit tha se “skuadra nuk e kupton pse Nasri është ende këtu me ne. Ai është arrogant dhe disa nga lojtarët e skuadrës duan që ai të kthehet në Manchester”.

Nasri, i cili u ble nga Arsenali për 28 milionë euro dhe paguhet 134 mijë euro në javë, ka edhe dy vjet kontratë me Cityn, por nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Me gjithë përpjekjet e Cityt për ta shitur atë, situata është komplikuar pasi që zyrtarët e UEFA-s dyshojnë se ai vizitoi klinikën e doktorëve në Los Angeles gjatë dhjetorit, dhe mund të ketë thyer rregullat e dopingut. Ai mund të dënohet që të mos luajë futboll për katër vjet nëse shpallet fajtor.

Nasri po vazhdon stërvitjet me ekipin në Los Angeles ku, të mërkurën, do të luajë ndeshjen e dytë parasezonale kundër Real Madridit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.