Sport

Cassano megjithatë tërhiqet nga futbolli

Antonio Cassano ka bërë të ditur se po tërhiqet nga futbolli për herë të dytë brenda një periudhe njëjavore, pasi është larguar nga Verona.

Cassano, 35-vjeçar i ishte bashkuar skuadrës së kthyer në Serie A, Verona më 10 korrik, por tetë ditë më vonë tha se do të pensionohet për shkak të distancës nga familja e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Herën e parë, Cassano kishte ftuar madje edhe konferencë për media, ku kishte planifikuar të njoftonte për pensionimin, por ndërroi mendje duke thënë në konferencë se do të luajë për Veronën.

Por, të hënën, Cassano ka njoftuar se është larguar nga Verona dhe se do të pensionohet.

“Pasi kam menduar dhe reflektuar, në fund kam vendosur: Antonio Cassano nuk do të luajë më futboll. I kërkoj falje qytetit të Veronës, të gjithë tifozëve, presidentit Maurizio Setti, drejtorit sportiv, Filipp Fusco, dhe trajnerët e gjithë stafit mjekësor e teknik. Në këtë moment, prioritet imi është që të jem me fëmijën tim dhe bashkëshorten time”, ka shkruar Cassano në rrjetet sociale. Presidenti i Veronës, Setti, ka konfirmuar shkëputjen e marrëveshjes me Cassanon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.