Sport

Sevilla konfirmon transferimin e Iscos

Descriptive Text

Mesfushori Isco, është futbollisti më i ri i Sevillës.

Të hënën pasdite, klubi spanjoll ka konfirmuar transferimin e Iscos.

Spanjolli i bashkohet Sevillës si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Real Madridin.

Fillimisht, ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2024.

Prezantimi i futbollistit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Me Realin, Isco ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.