Sport

​Villarreali ia cakton çmimin Pinos

Krerët e Villarrealit kanë vendosur ta nxjerrin sulmuesin e talentuar, Yeremy Pinon gjatë kësaj vere për të krijuar fonde për përforcime.

“Marca” ka njoftuar se Villarreali duke parë interesimin e madh për Pinon, po kërkon 70 milionë euro për kartonin e tij.

Pino 19-vjeçar është njëri prej sulmuesve më të vlerësuar të krahut në La Liga. Ai sezonin e shkuar, shënoi shtatë gola dhe asistoi katër herë në të gjitha paraqitjet për Villarrealin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Pino ka edhe katër paraqitje e një gol të shënuar për Spanjën, ndërsa në ekipin e parë të Villarrealit ka debutuar prej sezonit 2020/21.