Sport

Reagon Munishi: Prishtina ka pasur mjaft manekenë para meje

Ismet Munishi ka reaguar pasi në një miqësore të Prishtinës, të shtunën, kishte mbajtur veshur fanellën me inicialet e ish-trajnerit të skuadrës së kaltër, Abdullah Ibrakoviq.

Sipas Munishit, inicialet në fanellë nuk janë të rëndësishme. Ai ka thënë se te Prishtina ka pasur shumë manekenë në të kaluarën.

“Nuk kanë lidhje inicialet, me rëndësi është stema. Nuk kam ardhur në Prishtinë të shitem maneken, sepse ka pasur boll para meje. Por të derdhi djersë dhe të jap maksimumin me të gjithë së bashku, drejt një qëllimi. Djali i kryeqytetit u thotë që të shtrëngoni rripat mirë”, ka shkruar Munishi.