Sport

Guardiola i pasigurt për të ardhmen e Bernardos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk është i sigurt nëse do ta ketë në ekip për sezonin e ri, portugezin Bernardo Silva, përcjellë BBC të premten.

Silva ka kërkuar largimin nga City këtë verë, ndërsa interesim për shërbimet e tij, kanë shfaqur Barcelona e Paris Saint-Germaini.

Guardiola ka thënë se dëshira e tij është që Silva të mbetet në “Etihad Stadium”.

“Unë dua që Bernardo të mbetet këtu sepse është një lojtar i veçantë, por nuk e di se çka do të ndodh deri në fund të afatit kalimtar.

Nëse qëndron, do të ishte perfekte për Cityn”, ka thënë Guardiola.

Silva 27-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.