Sport

Trajneri i Klaksvikut beson në kualifikim

Trajneri i Klaksvikut të Ishujve Faroe, Mikkjal Thomassen, beson në kualifikimin tutje të skuadrës së tij. Klaksviku pësoi 3:2 nga Ballkani në Prishtinë, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Ndeshja ishte ashtu siç e kemi pritur. Ballkani është ekip shumë teknik. E kemi respektuar më shumë se që duhet në pjesën e parë. Jemi munduar të ndryshojmë këtë në pjesën e dytë”, ka thënë Thomassen.

“Është rezultat i mirë 3:2, duke pasur parasysh që pësonim 3:0. Dhe mendoj se kemi shansin tonë. Ne kemi luajtur me Bodo/Glimtin dhe kemi humbur 3:0, por më pas kemi fituar 3:1 në shtëpi. Kështu ishte edhe me Sutjeskën. Prandaj mendoj që kemi shanset tona”, ka shtuar trajneri i Klaksvikut.