Sport

Edhe Fioretina në garë për Kumbullën

Descriptive Text

Pas Torinos edhe skuadra tjetër nga Serie A, Fiorentina është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë, Marash Kumbulla njofton të enjten “Tuttomercatoweb”. Kumbulla pritet të largohet këtë verë nga Roma dhe kartoni i tij po vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Te Fiorentina po e shohin Kumbullën, si zëvendësim ideal për Nikola Milenkoviqin, që do të largohet drejt Juventusit apo Interit.

Kumbulla, 22-vjeçar, ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, ndërsa ekipit nga kryeqyteti italian iu bashkua para dy vjetësh nga Verona.