Sport

Juventusi ka marrëveshje me Kostiqin, në negociata me Frankfurtin

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e krahut, Filip Kostiq dhe është në negociata me Eintracht Frankfurtin për lirimin e tij, ka raportuar të enjten gazetari Alfredo Pedulla.

Mësohet se Kostiq është pajtuar me kontratë trevjeçare dhe pagë vjetore prej tre milionë eurosh, të ofruara nga Juventusi.

Megjithatë, Juventusi duhet të arrijë marrëveshje edhe me Frankfurtin, që për lirimin e 29-vjeçarit po kërkon të paktën 15 milionë euro. Kostiq ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin e ardhshëm, ndërsa po kërkohet edhe nga West Ham Unitedi.