Sport

Ballkani publikon formacionin për ndeshjen me KI Klaksvik

Albion Rrahmani do të udhëheq sulmin e Ballkanit në ndeshjen ndaj KI Klaksvik.

Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00 në “Fadil Vokrri” dhe i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Damir Lulanoviq do të jetë në portë te Ballkani, ndërsa mesi i fushës do të udhëhiqet nga kapiteni Edvin Kuq.

Leonit Abazi, Lumbardh Dellova, Armend Thaqi, Lindon Emërllahu, Astrit Thaqi, Nazmi Gripshi, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi janë startuesit tjerë te kampioni i Kosovës.