Sport

Freuler drejt Nottinghamit

Skuadra e kthyer në Premier League, Nottingham Foresti nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket transferimit të lojtarëve këtë verë. Pas transferimit të 11 lojtarëve deri më tani, Nottinghami po synon edhe një përforcim tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin zviceran Remo Freuler.

“Sky Sport” ka njoftuar të enjten, se Nottighami i ka bërë ofertë zyrtare Atalantas për lirimin e 30-vjeçarit. Ekipi anglez ka ofruar shtatë milionë euro për Freulerin, i cili ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2025.

Freuler është i gatshëm të largohet nga ekipi italian pas gjashtë sezonesh, por Atalanta po kërkon të paktën dhjetë milionë euro për kartonin e tij.

Në 202 paraqitje në Serie A, Freuler ka 17 gola e 16 asistime.