Sport

Tottenhami favorit për Udogien

Descriptive Text

Tottenhami po shihet favorit për transferimin e mbrojtësit të majtë, Destiny Udogie, nga Udinese, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten.

Tottenhami ka parakaluar Juventusin dhe Interin për 19-vjeçarin, i cili thuhet se ka pranuar ofertën e ekipit anglez. Udogie është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Premier League dhe po pret që Tottenhami të arrijë marrëveshje me Udinesen për transferimin e tij.

Për kartonin e Udogiet, Tottenhami ka ofruar 30 milionë euro. Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2026, kurse edicionin e shkuar pati pesë gola e tri asistime në Serie A.