Sport

Basketboll, Kosova U18 humb thellë edhe ndeshjen e fundit në grup

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll e ka mbyllur fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të Divizionit B në pozitën e fundit.

Në pesë ndeshje të luajtura në kuadër të Grupit B, Kosova regjistroi po aq humbje dhe tuboi pesë pikë.

Disfatën e fundit, Kosovës ia shkaktoi Bosnjë e Hercegovina të mërkurën, në ndeshjen e fundit të grupit, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 90:58.

Për Kosovën, kjo ishte ndeshja e katërt prej pesë sa i zhvilloi në grup dhe e humbi me të paktën 20 pikë dallim.

Para Bosnjës, Kosova ka pësuar edhe nga Norvegjia (59:50), Holanda (78:44), Bullgaria (85:65) dhe Gjeorgjia (87:60).

“Dardanëve” të rinj ndaj Bosnjës, që regjistroi fitoren e katërt, nuk iu ndihmuan as 33 pikët e 11 kërcimet e Bardh Istrefit.

Istrefi ishte më efikasi të Kosova dhe i vetmi që realizoi pikë dyshifrore.

Te Bosnja, katër basketbollistë ishin me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Zinedin Muliq (18).

Pasi e përfundoi fazën e grupeve pa asnjë fitore dhe e fundit në Grupin B, Kosova do të luajë për plasman në pozitat 17-22 në këtë turne që po mbahet në Ploiesti të Rumanisë dhe përfundon të dielën.