Sport

Lo Celso drejt Villarrealit

Descriptive Text

Giovani Lo Celso karrierën mund të vazhdojë në Spanjë.

Futbollisti i Tottenhami mund të huazohet te Villarreali, klub që do ta ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Nëse vendos që ta blejë 26-vjeçarin, Villarreali duhet të paguajë 15 milionë euro, shkruan “Marca”.

Edhe dëshira e trajnerit të skuadrës spanjolle, Unai Emery është që ta ketë në ekip Lo Celson.

Fiorentina dhe Napoli janë dy klubet tjera që po e monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit argjentinas.