Sport

Umtiti pranë kalimit tek Olympiacosi

Samuel Umtiti është në prag të kalimit tek Olympiacosi nga Barcelona, raporton të mërkurën “Diario Sport”.

Mbrojtësi i Francës nuk është pjesë e planeve të Barcelonës për të ardhmen dhe gjasat janë të mëdha që gjatë këtij afati kalimtar të largohet në drejtim të ndonjë skuadre tjetër në Evropë.

Olympiacosi vlerësohet favorit për transferimin e mbrojtësit 28-vjeçar.

Ai me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Umtiti te Barcelona u transferua nga Lyoni në vitin 2016.