Sport

Nuk do të ketë më rënie në gju para ndeshjeve të Premier Leagues

Futbollistët e Premier Leagues nuk do të bien në gju para fillimit të ndeshjeve, ka konfirmuar shtëpia e futbollit anglez të mërkurën, shkruan Sky News.

Në vend të kësaj, kapitenët e 20 klubeve të ligës kanë rënë dakord të përdorin momente specifike gjatë ndeshjes "për të përforcuar mesazhin se racizmi nuk ka vend në futboll apo shoqëri".

"Premier League mbështet vendimin e lojtarëve dhe, së bashku me klubet, do t'i përdorë këto mundësi për të ngritur mesazhet kundër racizmit si pjesë e Planit të Veprimit të Ligës ‘Nuk ka vend për racizëm’ “, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Futbollit të Anglisë.

Futbollistët do të bien në gjunjë vetëm në ndeshjet hapëse këtë fundjavë, në ndeshjet që i dedikohen fushatës “No Room for Racism” në tetor dhe mars, ndeshjet në “Boxing Day”, ditën e fundit të sezonit dhe në finalet e kupave FA dhe EFL.

Futbollistët dhe stafi i klubeve të Premier League nisën të bien në gjunjë para fillimit të çdo ndeshje në qershor të vitit 2020, për të treguar mbështetjen e tyre për barazi racore.