Sport

City synon Leaon

Kampioni i Anglisë, Manchester City, po synon transferimin e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao ka njoftuar “Sky” të mërkurën. Pas largimit të Raheem Sterlingut e Gabriel Jesusit, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po e kërkon një sulmues të krahut dhe ia ka vënë syrin portugezit.

Për Leaon, City është gati të ofrojë 60 milionë euro. 23-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024 dhe sezonin e shkuar ishte më i merituarit që Milani u shpall kampion i Italisë.

Portugezi shënoi 14 gola dhe asistoi 12 herë në 42 paraqitje në të gjitha garat.