Sport

Vardy mund të largohet nga Leicesteri

Sulmuesi Jamie Vardy ka gjasa të largohet nga Leicester City, pasi ende nuk ka nisur bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës. Vardy ka kontratë me Leicesterin deri në vitin e ardhshëm dhe interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Chelsea e Manchester Unitedi.

Të dy skuadrat janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri, dhe po e shohin Vardyn si opsion të duhur.

35-vjeçari është golashënues i dëshmuar në futbollin anglez dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro. Ai është pjesë e Leicesterit prej vitit 2012 dhe shënoi 17 gola në sezonin e fundit.