Sport

Unitedi në garë për Destin

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Sergino Dest, raporton “The Sun” të mërkurën. Bëhet e ditur se është trajneri i Unitedit, Erik Ten Hag, ai që po kërkon ribashkimin me Destin, me të cilin ka punuar te Ajaxi.

Unitedi këtë javë do t’i nis negociatat me Barcelonën për 21-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll për sezonin e ri.

Te Barça për kartonin e Destit po kërkojnë të paktën 20 milionë euro. Dest është pjesë e Barcelonës prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.