Sport

Juventusi kthen sytë nga Jorginho

Skuadra e Juventusit ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Chelseat, Jorginhon. “Calciomercatoweb” ka shkruar se Jorginho ka gjasa të largohet nga ekipi londinez këtë verë dhe Juventusi po dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Ekipi italian është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për Jorginhon, i cili pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri.

30-vjeçari ka kontratë me londinezët deri në vitin e ardhshëm dhe po synon kthimin në Serie A pas katër sezonesh te Chelsea. Jorginho karrierë në futbollin italian ka bërë edhe te Napoli e Verona.