Sport

Chelsea ofron 130 milionë për tre lojtarë të Interit

Skuadra e Chelseat ka bërë gati 130 milionë euro për transferimin e tre futbollistëve të Interit, raporton “Calciomercato” të martën.

Londinezët janë të vendosur për t’u përforcuar gjatë këtij afati kalimtar të verës, ndërsa trajneri Thomas Tuchel po synon tre futbollistë të Interit. Bëhet fjalë për mbrojtësit Milan Skriniar e Denzel Dumfries, si dhe mesfushorin Cesare Casadei.

Për kartonin e sllovakut Skriniar, Chelsea do të ofrojë 81 milionë euro. 41 milionë euro tjera do t’i ofrojë për holandezin Dumfries dhe tetë milionë për 19-vjeçarin Casadei. Tek londinezët po shpresojnë t’i mbyllin marrëveshjet brenda kësaj jave.