Sport

Kakruki i bashkohet Sigal Prishtinës

Valmir Kakruki

Talenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Valmir Kakruki, do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës për sezonin e ri. Prishtina të martën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me 21-vjeçarin për sezonin e ri.

Kakruki, i bashkohet Prishtinës nga Rabotniçki(205cm), ku në 32 ndeshje pati mesatare prej 10.2 pikë, 5.8 kërcime dhe 0.5 bllokada për ndeshje.

"Kakruki ka qenë rregullisht pjesë edhe e grupmoshave të reja U16, U18 dhe U20 në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Më herët ka luajtur për KK Vardar, KK Akademija FMP dhe për KK MZT Skopje U19 në Junior ABA LIGA. Sigal Prishtina i beson potencialit të tij dhe shpreson që t'i shërbejë si 'trampolinë' për karrierën e tij", ka shkruar Prishtina.